Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, klasifikimi i ndërtimit të rrugës Milot-Balldren si autostradë është i pajustifikuar bazuar në trafikun e parashikuar në studimin e fizibilitetit, dhe kjo ka rritur kostot, thotë KLSH, nga 61.5 milionë euro në 140 milionë euro.