Në Athinë po zhvillohet samiti i katërt euro-arab. Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin grek ku po merr pjesë në forumin ndërkombëtar për dialog ekonomik dhe politik, një nismë e cila që prej vitit 2016 synon të identifikojë dhe promovojë interesat e përbashkëta të BE dhe vendeve të botës arabe.