Kryeministri Edi Rama nga Roma, nisi një tur vizitash në kryeqytetet evropiane, në funksion të para-përgatitjeve për konferencën e donatorëve fiksuar të mbahet më 17 Shkurt në Bruksel. Fillimisht në Palazzo della Farnesina, kryeministri zhvilloi një mëngjes pune me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë e më pas me Palazzo Chigi, me homologun Giuseppe Conte.