Ditën e sotme diskutohet në Bruksel çështja e largimit të dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli ka thënë se Prishtina dhe Beogradi zyrtar do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për takimin, që do zhvillohet në “formatin e zakonshëm i dialogut”. Autoritetet në Kosovë bënë me dije më herët për mediat vendase se ftesës së BE-së i është përgjigjur pozitivisht Banka Qendrore e Kosovës. Kosova në takim do të përfaqësohet nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj