Nga fshati Tregan i rrethit të Elbasanit, Edi Rama deklaroi se ai vjen përpara banorëve të kësaj zone si në të gjithë Shqipërinë, me sigurinë që i jep programi i PS. Jo për të ikur më pas në drejtim të paditur siç iku Saliu pas 2005-ës, theksoi Rama, por për ta zbatuar këtë program.