Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi disa takime gjatë vizitës njëditore në Bruksel. Zhvillimet politike dhe impakti i tyre në proçesin integrues të vendit u diskutuan fillimisht me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, më pas me kryeministrin e Belgjikës, Elio di Rupo dhe në Komision me drejtorin e përgjithshëm të Zgjerimit, Stefano Sanino.