"Programin e kemi", pohon Edi Rama, në një tribunë të botuar të dielën në blogun e tij dhe në disa të përditshme shqiptare. Shkrimi i kryetarit të Partisë Socialiste merr shkas nga një opinion i publikuar në të përditshmen “Shekulli”, ku opozita akuzohej se nuk ka program qeverisës.