Dita e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri i dekretuar përkon me ditën kur 12 vjet më parë Shtetet e Bashkuara u sulmuan nga terroristët, gjë që ka bërë që Edi Rama ta nisë qeverisjen me një zotim: “Ne do të jemi krah për krah Amerikës dhe çdo aleance, që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë”, e nisi Rama, fjalimin e parë të tij.