Rama për Voltana Ademin: Shkodra ka një kryetare që s’është kryetare
24/12/2019 11:37

Mbarimi i mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste u shoqërua me një dalje për mediat nga ana e kryeministrit të vendit, Edi Ramës. Gjatë fjalës së tij, gazetarët e pyetën sa i takon zgjedhjeve në Shkodër, ku Rama iu referua kryebashkiakes në detyrë, Voltana Ademit si një kryetare që s’është kryetare. “Përsa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq është në situatën më të rëndë se ka një kryetare që s’është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt por kjo është një çështje që s’është në dorën tonë por presim të marrim një zgjidhje”, u shpreh kryeministri. Më tej i mëshoi sërish thirrjes për dialog, ku u shpreh se PD dëmtoi veten kur vendosi që të djegë mandatet, duke u larguar nga parlamenti. “Do ishte mirë që PD të ishte në parlament. Por ka marrë vendimin e vet të ikë. Është vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vet PD-së dhe padyshim se ka bërë më të mirë jetën politike të vendit. Por nuk është se e ka cënuar në pikën e mosfunksionimit. Mund të funksionin gjërat më mirë, por gjithmonë nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Të dëgjojmë, të mbajmë shënim. Të reflektojmë kur shohim që ka ide. Ne jemi të votuar dhe të dënuar që të udhëheqim. Nuk jemi këtu që të presim që dikush të zgjohet nga gjumi dhe të shtriqet. Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime. Por duhet të implementohet rekomandime e OSBE/OHDIR.”

Top Channel/ Mesazhet e Ramës për socialistët, zbardhen 3 porositë e kryeministrit
07/04 22:19
Top News – Rama jep porositë për socialistët. Takime me qytetarët dhe fokus tek ekonomia
07/04 19:34
Top News-Sekuestrimi i pasurisë së Malltezit. Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dhëndrit të Berishës
07/04 19:30
PD në krizë?/ Berisha gati planin për zgjedhjet e brendshme, nami zbulohen prapaskenat
07/04 18:38
Top News – ‘Asnjë bllokim negociatash’. Rama: Lajme të pavërteta, po ecim sipas parashikimeve
07/04 18:15
Top News – Etika kursen Ballën e Vokshin. Flamur Noka ndëshkohet me 20 ditë, Elda Hoti me 10
07/04 18:08
Top News – Balla nuk ka vendim për Spiropalin. Për Erion Braçen thotë se nuk po kritikon partinë
07/04 18:06
Top News – ‘Janë duke u hetuar nga SPAK’. PS refuzon komisionet e PD për ARRSh dhe AKSHI-n
07/04 16:36
Top Channel/ PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS
07/04 15:16
Top Channel/ PS rrëzon komisionet hetimore, Balla përplaset me Bardhi
07/04 15:12
Top Channel/ Berisha: Ulni taksat e naftës! Qytetarët t’i bashkohen protestës më 17 prill
07/04 15:07
Top Channel/ Rama: Negociatat nuk janë bllokuar! Lançohet platformë punësimi
07/04 15:05
Top Channel/ “Të thuash që ka shumë korrupsion do të thotë të flasësh përçartë”, Rama: Dalin…
07/04 14:14
Top Channel/ “Rama mashtroi pensionistët”, Berisha: Rritja stratosferike e çmimeve po e godet…
07/04 13:44
Top Channel/ ‘Drejtorët e qarqeve i vendoste Partia’, Rama: Të gjithë ishin nën kthetrat e …
07/04 13:13
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:10
Top Channel/ ‘Nuk janë shëtitje në lëndinë’,Rama për Integrimin:Prilli muaji i diskutimeve intensive
07/04 13:09
Top Channel/ ‘Falë kësaj administrate reflektohet pozitivisht’, Rama: Shpejtësi unike për integrimin
07/04 13:08
Top Channel/ ‘Ky portal krijon trasparencë’, Rama: Hapim një dritare të re për ata që duan të…
07/04 13:08
Top Channel/ ‘ Prezantimi i vendeve të lira të punës në sektorin publik’, Ibrahimaj: Portal unik…
07/04 13:06