Kryesocialisti Edi Rama e nisi kete javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku pa procesin e vaksinimit, rikualifikimin urban të gjithë zonës buzë liqenit, bashkëbisedoi me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë. Ndërsa në Leshnicë u takua me vreshtarët përfitues nga skemat e AZHBR-së. Nga Këndi i Fjalës, Edi Rama tha se Korca është pionere e tranformimit urban që shërbeu si model për të nxjerrë shumë qytete nga errësira. Ambicja socialistëve në mandatin e tretë që po kërkojnë, nuk ndalet tek rilindja urbane.