Rama në kantierin e Daullasit/ 1200 punëtorë do të punojnë me 3 turne për ta mbaruar në 3 muaj
22/01/2021 12:20

Në Daullas të Fierit kanë mbërritur inxhinierët turq nga kompania YDA për ndërtimin e spitalit rajonal. Kryeministri Edi Rama paraditen e të premtes pa nisjen e punimeve të kantierit ndërsa ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, shpjegoi punën parapërgatitore. “Duke nisur që dje, kemi nisur nga puna për kantierin, deri ditën e hënë pritet që të ketë një fuqi punëtore mbi 200 punonjës dhe 20 inxhinierë të cilët do të fillojnë pjesën e ndërtimit të spitalit. Kemi marrë masat sa i përket punonjësve, një pjesë e mirë e tyre vijnë nga Turqia, patjetër do të ketë punonjës vendas. Kemi marrë masat për akomodimin e grupit që vijnë nga Turqia, janë më shumë se 200 veta. Jemi në afate, na janë përgjigjur të gjitha institucionet, nga bashkia te UKT-ja” . Përfaqësuesi kompanisë turke YDA foli për afatet e ndërtimit. “Kemi filluar punimet këtu bashkë me disa kompani shqiptare. Do ta bëjmë ndërtimin sa më shpejt në kohën më të shpejtë të mundshme. Jemi në dijeni të kohës së ndërtimit prej tre muajsh dhe sipas këtij afati ne do të veprojmë sa më shpejt e në mënyrë efikase”. Për ndërtimin e këtij spitali do të duhet 600 punonjës. “Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merru çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, tha kreu i qeverisë.

Top Channel/ Lufta, evakuohen 17 shqiptarë! Ministri Hoxha: Kemi ngritur një shtab të posaçëm
13/03 12:16
Top News – PD reagon për shtrenjtimin e naftës. Akuza qeverisë, kërkon reagim nga konkurrenca
13/03 12:15
Top News- Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi/ GJKKO dënon me 56 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal
13/03 12:07
Top News-Gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj. Kasowitz nxjerr raportin e tretë për mangësitë e procesit
13/03 11:57
Top News- Kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur/ Burg për pedofilin 67-vjeçar në Gjirokastër
13/03 11:37
Top News- Arrestohet italiani në Rinas/ Përfitoi 2.5 mln euro duke shmangur TVSH në Francë
13/03 11:35
Top News – VanHorn në zyrën e ministrit Hoxha. Diskutohet aleanca në NATO e lufta në Lindjen e Mesme
13/03 11:14
Top News- Pranga 41-vjeçarit në Tiranë, ‘Shqiponjat’ e kapin duke lëvizur me pistoletë
13/03 10:37
Top News- Bllokohen mallra në kufi/ Doganat: Shkelën të drejtat e pronësisë
13/03 10:26
Top News – Armë e makinë të vjedhur. Dy të arrestuar në Morinë, mjeti vinte nga Gjermania
13/03 10:25
Top Channel/ Zjarri i mori jetën të moshuarit, pamje brenda banesës, gjithçka e shkrumbuar
13/03 09:49
Top Channel/ Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë nga asfiksia i moshuari
12/03 22:54
Top News – Përplasje me policinë në protestën e ‘Shqipëria Bëhet’, ia heqin sërish çadrën
12/03 22:13
Top News – ‘Agjërimi i mëson njeriut durimin’ / Kryeministri Rama shtron Iftar për besimtarët
12/03 21:29
Top Channel/ Çmimi i naftës tremb fermerët/ Ekspertët: Priten më pak të mbjella e rritje çmimesh
12/03 19:55
Top Channel/ 62-vjeçari hyn në banesën e fqinjëve në Sarandë dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia
12/03 18:27
Top News – Kërkohej nga Italia shqiptari me 5 identitete. Arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit
12/03 18:27
Top News- “Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi”, Meta përsërit kërkesën/ Gjykata gati vendimin
12/03 17:48
Top News – Arrestimi i Gjestit, këngëtari i njohur akuzohet për tre vepra penale
12/03 16:39
Top Channel/ The Sun: “Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë”!
12/03 15:27
DIGITALB DIGITALB