Bashkia e Tiranës pritet të jetë epiqendra e betejës në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm për Partinë Socialiste. Kandidimi i Ogerta Manastirliu për drejtimin e kryeqytetit duket se ka shtyrë Edi Rama të “blindojë” Tiranën, duke vendosur ministrat si drejtues politikë në njësitë bashkiake, me synimin për të siguruar një rezultat më të fortë se ai i arritur nga Erion Veliaj në vitin 2023. Sekretari i përgjithshëm i PS Blendi Klosi duket se bëri një vetëkritikë për kryeqytetin. Kreu i grupit të PS Taulant Balla do të ketë edhe detyrën e drejtuesit politik për diasporën. Në mbështetje të tyre vjen në Tiranë në njësitë bashkiake 4 Damian Gjinkuri, Elisa Spiropali do të drejtojnë njësinë 13 dhe Eduard Shalsi që largohet nga Kukësi. Ndërkohë që të gjithë ministrat janë në krye të njësive. Albana Koçiu merr njësinë numër 6, duke i marrë stafetën Blendi Gonxhja. Ministri i Turizmit Kulturë dhe Sportit do të zhvendoset në njësinë 14 e njohur si zona e Astirit dhe Kasharin. Pas burgosjes së kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Erion Velia dhe betejës ligjore të tij për anulimin e shkarkimit të bërë nga këshilli bashkiak, duket se beteja e socialistëve do të jetë jo vetëm ndaj opozitës por dhe fuqisë së të vetëve. A është "blindimi" i Tirana një provë force e PS për ti treguar Veliajt se pesha elektorale e socialisteve nuk varet nga emri i tij?