Në Shëngjin të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Ndonëse fillimisht ka theksuar se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet e 30 qershorit, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës.