Politika shqiptare ka hyrë në 10 ditëshin e fundit dhe më të rëndësishmin përpara zgjedhjeve të 11 majit kur qytetarët shqiptarë do të vendosin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Sondazhisti i njohur amerikan dhe bashkëpunëtori i Presidentit Donald Trump, John McLaughlin në bashkëpunim me Top Channel solli një javë më parë të dhënat e sondazhit të parë të realizuar në Shqipëri në periudhën Janar-Shkurt, kohë kur nuk ishin publikuar edhe listat e kandidatëve për deputetë dhe drejtësia nuk kishte vepruar mbi eksponentë të rëndësishëm brenda të majtës. Sot sondazhisti amerikan prezanton ekskluzivisht në Top Story sondazhin e dytë me të dhëna që janë marrë vetëm ditët e fundit në të 12 qarqet e vendit. Për herë të parë sot në Top Story diskutohet edhe ndarja e votës në mandate në 2 prej qarqeve më të mëdha në vend siç janë Durrësi dhe Shkodra. Sondazhet tregojnë lëvizjen e perceptimit të opinionit publik përsa i përket politikës, dhe parashkimeve të tendencave elektorale. Si lëvizin përqindjet e partive politike? A vazhdon PS të dominojë garën politike në vend? Çfarë sollën listat e kandidatëve për deputetë? Kë avantazhuan dhe kë dëmtuan? Po partitë e reja dhe pëlqyershmëria e liderëve si lëvizën mes periudhës shkurt-prill?