Rama kritika për Vjosa Osmanin: Në Tiranë bën propagandë për të fituar vota në Kosovë
24/12/2020 15:22

Kryeministri Rama kritikoi ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për deklarimet që ajo bëri në Tiranë gjatë vizitës treditore. Zonja Osmani tha në Tiranë se në rrugën e kombit është vendosur një tra psikologjik. Kjo deklarate është rimarë nga opozita për të sulmuar qeverinë me akuzën se ka vendosur kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. Por këtë deklaratë, Rama e cilësoi si politikë për të siguruar vota, në zgjedhjet që do mbahen së shpejti në Kosovë. “Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut, që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët, se është një rrugë e atdheut”, u shpreh Rama. Kritika e Ramës për Presidenten në detyrë të Kosovës ishte edhe për mënyrën se si ajo po trajton marrëdhëniet rajonale. “Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet të tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë”.

Top Channel/ Videomesazhi i eurodeputetit Adnan Dibrani: Mburrem që jam shqiptar
13/04 10:24
Top News – Berisha për çmimin e naftës: ‘Miliarderët e marrin me 60 lekë, fermerët me 220 lekë’
11/04 22:10
Top Channel/ “Pirro, s’po të marr në telefon”, Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Nuk…
11/04 22:02
Top Channel/ Rama zbulon raportin e huaj për prokurimet publike, ja si renditet Shqipëria
11/04 22:01
Top News – Bashkëbisedimi i Berishës me qytetarët: Rama nuk heq taksat e naftës!
11/04 21:51
Top News – Turi me PS në Lushnje, Rama: E nisëm për t’ju informuar për punët që kemi bërë
11/04 21:44
Top News- Rama tregon pse e nisi turin në PS, Kryesocialisti: Gënjeshtra e fabrikime kundër Qeverisë
11/04 21:27
Top News – Rama zbulon trurin e bujqësisë, zv.ministri që e këshillon për fermerët
11/04 21:26
Top News – Rama e Balluku, bashkëbisedim me socialistët e Fierit: Llumi i shpifjeve…
11/04 21:07
Top Channel/ Rama zbulon raportin për prokurimet publike: Jemi në standardet mesatare të BE
11/04 20:05
Top Channel/ “Do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale”, Rama nga Fieri..Angazhim…
11/04 19:11
Top Channel/ Balluku në Asamblenë e PS-së: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta
11/04 17:19
Top Channel/ Rama për opozitën: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnjë: Shqipëria rrit investimet, turizmin dhe pagat
11/04 17:12
Top Channel/ Rama në Asamblenë e PS-së në Lushnje: Bllokimi i rrugës drejt BE, gënjeshtër me…
11/04 16:41
Top Channel/ Pas takimit me fermerët, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR të Lushnjës
11/04 15:52
Top Channel/ Rama: Ndryshon skema për fermerët, Kryeministri: Kush shet prodhimin merr 10% pas
11/04 15:22
Top Channel/ Berisha: Bllokohet integrimi, kreu i PD thotë se BE shton kushte. Flet dhe…
11/04 15:18
Top Channel/ A janë bllokuar negociatat? Rama: kush e thotë këtë…
11/04 15:12
Top Channel/ Rama: Shqipëria, vend turistik me potencial të madh në agro-përpunim, ndërsa fondet e..
11/04 15:02