“Rama ka ndarë partinë nga qeveria”, Duma përplaset me Lesin: Si mund të mbaj një njeri 3 poste?
22/05/2025 22:40

Përfundimi i numërimit të votave preferenciale formësoi edhe emrat e Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë. Partitë e reja që kanë arritur të fitojnë përfaqësim në Kuvend kanë ndryshuar dinamikën parlamentare, edhe pse Partia Socialiste me një shumicë prej 83 mandatesh do të formojë qeverinë e re pa pasur nevojë për koalicion. Kjo dinamikë e re do të sjellë edhe formime të reja të grupeve parlamentare në Kuvend. Me rezultatin e 11 majit, partitë e mëdha nuk e kanë të vështirë të formojnë grupet e tyre parlamentare. Për partitë e vogla, PSD e Tom Doshit, ajo Mundësia e Agron Shehaj, Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, kjo situatë nënkupton se ato do të funksionojnë si deputetë të pavarur ose mund të bashkëpunojnë me parti të tjera për të formuar grupe parlamentare të përbashkëta, nëse arrijnë të përmbushin kriterin e numrit minimal të deputetëve. Kjo do të varet nga marrëveshjet politike dhe strategjitë e bashkëpunimit. A do të mund të formojnë një grup të përbashkët parlamentar? Bashkë me PSD partitë e vogla bëjnë 7 mandate, por a do kenë bashkëpunim? Nëse jo, kujt do i marrin deputetë "hua" nga partitë e mëdha dhe kush do jetë në krye? Apo do të vijojnë të qëndrojnë si të pavarur secili? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma

Kush i fitoi zgjedhjet në Kosovë? Skenarët për balotazhin. A humbi Kurti Mitrovicën?
13/10 23:23
“Mitrovica, dështimi më i madh i Albin Kurtit”, Alishani: Sponsorizim personal për kandidatët
13/10 22:58
“10 euro u shit një votë”, Alishani: Në Kosovë për herë të parë raportohet për blerjen e votave
13/10 22:41
PDK dhe LDK bashkë kundër VV ? kandidati Çeku : Nuk më trembin, e bëjnë gjithnjë aleancën
13/10 22:33
Gara e fortë për SPAK, Hoxha: Kandidatët kundër Dumanit, s’duan të kenë mitin e individit!
13/10 22:29
Kush i fitoi zgjedhjet në Kosovë? Grida Duma tregon skenarët dhe çfarë ndodh me komunat në balotazh
13/10 22:29
Skandali në SPAK! Dosjet e politikanëve nuk po firmosën! Eksperti: 3 politikanë i shpëtojnë burgut
13/10 22:27
“SPAK me klan dibranësh dhe skraparllinj”, Curri: Dumani ka të preferuarin e tij, ja vija e tij e kuqe
13/10 22:00
“Xholit i rrëmbyen familjen, Musabelliun do e vrisnin”, Karamuço flet me emra: Dumani: S’përballoi famën
13/10 21:53
E FORTI/”Prokurori i tha “JO” amerikanëve për drejtimin e SPAK, Karamuço zbulon skenarët
13/10 21:45
“Politika po fut ‘hundët’ te zgjedhjet e SPAK”, Milori: Rama e Berisha po shtyjnë pasuesin e Dumanit
13/10 21:41
E BUJSHME: SPAK dhe BKH kanë pasur përplasje, prokurori: Ndërhynë ndërkombëtaret, Hajnaj…
13/10 21:29
FBI-ja shqiptare pa drejtues, Anila Hoxha: Prapaskenat e forta për emrat që dështuan në teste
13/10 21:26
Shqipëria “pushtoi” Serbinë, Grida Duma për kombëtaren: Mirënjohje! Serbëve u treguam sa peshë kemi
13/10 21:23
Florian Binaj flet për kandidimin e tij për Tiranën, mërinë me Ramën dhe vijën e kuqe me Berishën
09/10 23:46
“Më dëgjo mua se po të flas si piktor”, Flor Binaj i kthehet analistit: Jam më i mirë se Rama
09/10 23:12
“Manastirliu ia ka dedikuar jetën Edi Ramës”, Binaj: Jam gati të përballem në debat me të
09/10 23:02
A do të bashkëpunojë me Ramën? Flor Binaj: S’kam asnjë kompleks, do ulem me kryeministrin
09/10 22:59
“1 parkim për 78 familje”, Binaj tregon zgjidhje: Astiri, një katastrofë! Do rregulloj gabimet e Ramës
09/10 22:52
“S’kam asnjë lidhje me PD”, Flor Binaj: Njësoj si të thuash Arlind Qori ka lidhje me Kim Jong Un!
09/10 22:40