Në seancën plenare të kësaj të mërkure të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke dhënë një panoramë të përgjithshme të ecurisë së ekonomisë së vendit, duke theksuar - siç u shpreh, - arsyet se përse kanë rënë të ardhurat në buxhetin e shtetit, ndryshe nga sa ishte planifikuar, çështje për të cilën opozita akuzon qeverinë për vjedhje dhe korrupsion.