Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e hapur në Vlorë për zgjatimin e Lungomares. Kreu i qeverisë tha se do të jetë një plazh i ri natyral përgjatë buzës së detit, një plazh urban me rërë mbi shëtitore, dy pishina publike, një olimplike e një për fëmijë dhe parkim e shërbime të klasit të parë për vlonjatët e për turistët. Po kështu, në një postim në Facebook, Rama dha shpjegime edhe për “benzinaton” në Lungomare.