Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka inspektuar në këmbë projektin e Unazës së Vjetër të qytetit, që do të rehabilitohet tërësisht. Subashi i shpjegoi kryeministrit se janë kryer kanalizimet, do shtrohen trotuaret dhe fasadat, si dhe do të ketë mini-sheshe të vogla për banorët e pallateve.