Mazhoranca miratoi sot me 74 vota pro, ngritjen e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Kundër ngritjes së komisionit votuan 6 deputetë të opozitës. Edhe pse në rezolutë theksohet se nuk do të preket reforma në drejtësi, ky komision do të ketë të drejtë që nën petkun e luftës së ashpër kundër korrupsionit, të hartojë ligje që mund të ndikojnë në të gjithë sistemin e drejtësisë. Ndoshta pa përjashtuar edhe inisiativa ligjore që ndikojnë në objektin e punës së SPAK.