Angazhimi i marrë nëpërmjet Paktit për Universitetin për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit u bë sot realitet. Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë mbajtur premtimin e dhënë për studentët dhe prej ditës së sotme të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës kanë mundësi të pajisen me kartën studentore, falë së cilës do të përfitojnë një numër të konsidëerueshëm shërbime falas ose me kosto të reduktuar në institucionet shtetërore dhe ato private.