Kukës – Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme kanë qenë të pranishëm në qytetin e Kukësit ku përveç stadiumit kanë inspektuar edhe punimet në spitalin e ri të këtij qyteti. Sipas kryeministrit Rama Spitali Rajonal i Kukësit pritet të përfundojë brenda këtij viti.