Radhëve të gjata kilometrike nuk i kanë shpëtuar as pushuesit që kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në jug. Trafiku i rënduar nis nga hyrja e qytetit të Vlorës, rruga Transballkanike, Lungomare dhe e gjithë aksi rrugor deri në Orikum. Jemi në fundjavë dhe data shënon 1 gusht, kjo ka shtuar fluksin e automjeteve që i drejtohen plazheve por edhe nisin pushimet këtë fillim muaji.