Rruzhdi Kasa nga fshati Kurtin i Lushnjes duhet të bëjë çdo ditë dhjetëra kilometra rrugë për të marrë shërbimin e dializës në Fier. Shteti për trasportin e rimburson 3300 lekë në muaj ndërkohë që Rruzhdiut dita i kushton 1100 lekë. Lekët që i jep shteti i dalin vetëm për një javë dhe 3 javët e tjera i paguan nga xhepi.