Qumështi është produkti i parë që çdo njeri ka konsumuar që në lindje. Por ditët e sotme ky produkt nuk është më në top list për shumë arsye. Një ndër to është nga intoleranca që njerëzit kanë nga laktoza dhe tjetra është cilësia e tij. Nutricionistja Anila Kalleshi tregon sasinë e lejuar të konsumimit të qumështit, ndërsa teknologu Nazif Tivari tregon dëmet që shkakton në shëndet një qumësht jo “cilësor”.