6 të rinj në Durrës janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim, nga policia pasi janë kapur duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në një kodër në fshatin Hamallaj. Po ashtu policia ka prangosur edhe babanë e një prej djemve, i cili kishte armën pa leje në banesë. Të rinjtë kryenin qitje me armë me qëllim postimin e videove në rrjetin social Tik-Tok. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Qitësit’, policia ka arrestuar Njazi Sulën 56 vjeç dhe djalin e tij, Mirlind Sula, 19 vjeç, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Gazetare: Luçiana Hulej