Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e procedurës së detajuar të kritereve dhe kushteve që magjistrati duhet të përmbushë për përfitimin e kredisë për qëllime banimi interesat e së cilës financohen nga shteti. Këshilli i Ministrave ka vendosur që për blerjen e një shtëpie 50 m2 në qendër të qytetit, magjistrati mund të përfitojë vetëm një herë kredi hipotekore, ndërsa për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës në fjalë shtohet me 10 m2 për person.