Rritja e pagave nuk është hapi i vetëm për të frenuar largimin e mjekëve jashtë vendit. Qeveria ka hartuar një draft përmes të cilit synon të nxisë bluzat e bardha të punojnë në Shqipëri. Përveç politikave lehtësuese ai përmban dhe ato shtrënguese. Synohet që studentët e programit mjekësi e përgjithshme, duke filluar nga viti i ardhshëm të nënshkruajnë një marrëveshje paraprakisht me universitetin dhe dy ministritë, që pas studimeve, studentet do qëndrojnë të punojnë minimumi tre vite në Shqipëri, në të kundërt studentëve do t’u propozohet çmimi real, i tarifës universitare. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj