Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit do të shembet për t’u ndërtuar nga e para. E dëmtuar nga tërmeti, godina ku ndodhej Urgjenca Stomatologjike, Qendra Shëndetësore e disa lagjeve të qytetit dhe njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës do të shembet. Personeli i saj prej muajsh është zhvendosur në godinën fqinje, në poliklinikën e specialiteteve. Dy ditët e fundit godina po boshatiset, po kjo ka krijuar shqetësim te bluzat e bardha të poliklinikës.