Prishtina nisi të hënën një aksion për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehë të licencuara. Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka konfirmuar për mediat në Prishtinë se ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim dhe se qëllim kanë që qentë të trajtohen në mënyrë humane e do të përgatiten për adoptim. Fushtica ka sqaruar se do t’i subvencionojnë edhe qytetarët që janë të interesuar të adoptojnë qentë. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj