Në Fshat i Ri, historia e Prendë Marinaj prek thellë. E moshuara ka jetuar e vetme për vite me radhë, ndërsa prej dy vitesh është e paralizuar dhe nuk mund të lëvizë nga dhoma e saj. Pa fëmijë, pa përkujdesje dhe në kushte të vështira, ajo kalonte net të tëra në lot, duke pritur vetëm një gjë: të mos lihej vetëm. Kërkoi ndihmë për t’u strehuar në azil, por për muaj të tërë mori vetëm një përgjigje: “nuk ka vende”. Pas ndërhyrjes dhe ndjekjes së rastit, më në fund ajo është sistemuar në një azil, ku për herë të parë pas shumë kohësh ndihet e sigurt.“Kam qarë gjithë natën… tani jam e lumtur që jam këtu,” thotë ajo.