Qafa e Llogarasë gjatë ditës së sotme është ‘pushtuar’ nga shiu dhe mjegulla e dendur. Kalimi në këtë aks është shumë i vështirë ndërsa mjegulla po kufizon edhe më shumë shikimin e drejtuesve të mjeteve. Që prej orëve të para të mëngjesit moti i keq është i pranishëm në këtë zonë. Deri më tani fatmirësisht nuk janë raportuar për dëme.