Marrëdhënia prind-fëmijë është një marrëdhënie shpesh herë shumë delikate. Edhe më delikate bëhet gjatë periudhës së adoleshencës kur fëmija po fillon të rritet dhe krijon në shumë raste edhe ndjenjat e para për dikë. Por si duhet të sillen prindërit kur zbulojnë se fëmija i tyre ka rënë në dashuri ose ka një pëlqim për dikë? Në fakt për këtë temë nuk ka një përgjigje që i jep një zgjidhje absolute, por nga ana e psikologëve u kërkohet prindërve të kenë kujdes në komunikimin me fëmijën. Rastet mund të jenë të ndryshme nga njëri-tjetri, sepse marrëdhëniet prind-fëmijë nuk janë njësoj. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj