15 vjet pas nisjes së projektit të parë, që dështoi dhe përfshiu në një konflikt gjyqësor e financiar firmën daneze të zbatimit dhe qeverinë shqiptare, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Afrim Bakaj, deklaron se projekti për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës në portin më të madh të vendit do të realizohet brenda vitit 2019.