Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj Ridvan Ibraimit, kryetarit të komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave maqedonase, personi që dyshohet se ka shtënë me armë është i njohur për policinë dhe i përfshirë edhe më parë në botën e krimit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Nga atentati me kallashnikov ka shpëtuar kryetari i komunës, por janë plagosur dy personat që ishin pranë tij, shoferi dhe një nëpunës i komunës. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj