Rekomandimet e Avokatit të Popullit për tragjedinë e Pukës edhe pse me vonesë, u moren parasysh nga Prokuroria e rrethit Pukë, e cila i ka kërkuar gjykatës pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë, të cilët akuzohen se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar një ngjarje të rëndë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë.