Parada e 28 nëntorit në Tiranë solli shumë shqiptarë nga mbarë bota. Mes tyre ishte edhe një grup policësh shqiptarë që punojnë për policinë e New Yorkut. Ata janë pjesë e shoqatës Illyrian of New York City Police department, e cila është e krijuar për të mbështetur komunitetin shqiptar në New York. Kryetarja e kësaj shoqate është Jacqueline Marku (e para femër në historinë e Shoqatës), ndërsa pjestarë janë edhe shumë policë të tjerë shqiptarë. Gazetar: Orest Floku