Rubrika: Edi Manushi, Alfred Cako, Bledi Mane, Milaim Zeka, Këte javë në emision diskutojme mbi ngjarjet kryesore. Temperaturat e larta! Çfarë po ndodh në Europë? Alfred Cako tregon pse ka dalë teoria e ngrohjes globale. A po del Hungaria dhe Sllovakia nga Bashkimi Europian, kërcënimi i madh pë tu bashkuar me BRICS. Lufta në Ukrainë pë Litiumin, Amerika dhe Franca në luftë me Putin kush do kontrollojë zonën e Shevchenkos. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.