Një objekt i paidentifikuar është rrëzuar nga ushtria në Kanada. ( ne 11 shkurt) Dy avionë kanadezë dhe amerikanë u përpoqën që ta gjurmonin objektin dhe sipas kryeministrit Trudeau, ai u rrëzua nga një avion luftarak amerikan i llojit F-22. Objekti cilindrik ka shkaktuar shumë polemika, nga të cilat nuk kanë munguar as teorite konspirative në lidhje me këtë çështje. Në TikTok ky lajm është shoqëruar me reagime masive. Shumë shtetas kanadezë kanë publikuar video të ndryshme të cilat tregojnë objekte të paidentifikuara që fluturojnë në qiell. Gazetare: Ema Shazivari