Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit. Niko Peleshi lexoi me qetësi rendin e ditës, teksa situata tensionohej herë pas here. Ashtu si një vit më parë, ku ligjet u miratuan nën tymin e flakadanëve, edhe këtë vit situata po njësoj. Por demokratët rrezikojnë pezullimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë, dhe ata që rrezikojnë më shumë janë anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që nesër do të duhet të jenë në këtë seancë për kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun.