Pse Britania bëri një sy qorr për bosin shqiptar të drogës?‘Daily Mail’ shkruan për e Flamur Beqirit
04/01/2020 12:11

Daily Mail i rikthehet vrasjes së bujshme të Flamur Beqirit në Londër në vigjiljen e krishtlindjes përpara familjes së tij, me një artikull i cili titullohet “ A e ka mbyllur Britania njërin sy përpara këndit të lojrave të një gangsteri në pragun e derës së familjes mbretërore?”. Lordi shqiptar i drogës, thotë e përditshmja britanike u vra vetëm pak metra larg shkollës së princit George dhe princeshës Charlotte. Goditja e 36 vjecarit u krye me efikasitet të pamëshirshëm, vazhdon shkrimi, tamam si në një nga ato ekzekutimet që shihen nëpër filmat e Hollivudit. Beqiri, që e përshkruante veten si producent muzikor, po ecte me të shoqen dhe djalin e vogël pranë shtëpisë së tij luksoze në njërën prej lagjeve më të lakmuara të Londrës, Battersea, kur atentatori i armatosur u shfaq papritur duke qëlluar mbi të pesë herë: një pjesë e plumbave e goditën në kurriz, por agresori nuk u mjaftua me kaq: si për tu siguruar plotësisht, u afrua, dhe e goditi edhe me një plumb në kokë. Beqiri mbeti i shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa e shoqja, Debora Krasniqi, thërriste për ndihmë. Emigranti me origjinë shqiptare vetëm përpara një dekade ishte përmendur si njëri prej njerëzve më të kërkuar në Suedi, vendi ku praktikisht qe rritur, e ku rezultoi të kishte qenë kreu i një bande ndërkombëtare të trafikut të marijuanës. Ai u arratis për dy vjet, por në fund u vetëdorëzua në policinë suedeze, ku pas një ndalimi të shkurtër dhe disa lojërave të çuditshme ligjore, akuzat për trafik droge u rrëzuan, dhe në fund, u padit vetëm për ca shkelje më të vogla, cka e lejoi t`ia hidhte paq vetëm me një dënim të pezulluar dhe një gjobë. Sipas disa burimeve të cituara nga Dailymail, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij iu rikthyen tregtisë së tyre kriminale, por u gjend në mesin e një grupi të bandave rivale. Situata u përshkallëzua dhe një prej miqve të tij u vra. Kur ndodhi kjo, Beqiri ishte zhvendosur tashmë në Londër. Ai u bë që në 2015-tën rezident në kryeqytetin britanik, por edhe këtu kishte vazhduar të merrte kërcënime me vdekje. 36 vjeçari ishte një djalë simpatik e shumë elegant, dhe kishte qasje ne rrethe të larta shoqërore. Por përse e lejoi ministria e brendshme, shkruan gazeta, këtë person me precedent penalë, që njihej për lidhjet me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, të shpërngulej në Mbretërinë e Bashkuar? Nga mendonin autoritetet që vinin paratë e tij, me të cilat financonte një jetesë tejet luksoze, vazhdon artikulli, dhe përse u lejuan ai, dhe bashkëpunëtorët e tij që të krijonin një rrjet biznesesh të errëta në Angli, përmes të cilave lëviznin sasi gjigante parash.

Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51