Partia Socialiste e ka cilësuar situatën e kriminalitetit në vend, si një provë tragjike të rënies së shtetit. Deputeti Taulant Ballla tha se 500 qytetarë kanë humbur jetën dhe janë plagosur vetëm në tre muajt e fundit duke akuzuar rëndë kryeministrin Berisha, ministrin e Brendshëm Noka dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.