Harta gjeografike dhe mjete të tjera pune kanë qenë dhuratat që kanë ardhur për shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. Kësaj radhe babagjyshi i Vitit të Ri ka qenë Erion Veliaj dhe të rinjtë e Partisë Socialiste, i cili ka thënë se këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët në jug të Serbisë e ka kujtuar si pjesë të familjes në atmosferën e festave të fundvitit.