Partia Socialiste, përmes deputetit Saimir Tahiri akuzoi Qeverinë se po manipulon votën e emigrantëve. Sipas Tahirit, ajo po ofron bileta falas, përmes kompanive ajrore që ka nën kontroll, me kusht që emigrantët të vijnë dhe të votojnë Partinë Demokratike.