Partia Socialiste po zhvillon konferencën kombëtare ku po prezanton programin e saj Për një Rilindje Kombëtare. Fillimisht, përmes një videoje ku janë shfaqur disa deputetë socialistë, partia më e madhe e opozitës ka premtuar zgjidhjen e një seri çështjesh që përbëjnë sipas tyre plagët e shoqërisë shqiptare.