Për Partinë Socialiste privatizimi i 4 HEC-eve, të Ulzës, Shkopeti dhe Bistricës 1 dhe 2 është padyshim, një nga skandalet më të mëdha të qeverisë Berisha. E megjithatë Sali Berisha, tha deputeti Shalsi, me kokëfortësi vazhdon procesin e shitjes së 4 HEC-ve, nga i cili shqiptarët jo vetëm që nuk përfitojnë nga ky privatizim, por madje humbasin me miliona euro prej tyre.