Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga regjistrimi zyrtar i koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në selinë e Partisë Socialiste nisi të premten procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve politike paraelektorale me partitë që përkrahin platformën dhe programin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.