Për herë të parë herë të parë në Këshillin Bashkiak votohen, si nga mazhoranca dhe opozita shumica e propozimeve të Bashkise së Tiranës. Janë votuar 16 nga 18 projektvendime, të cilat kishin të bënin me vendosjen e busteve të figurave të njohura si Sabri Godo e Jeronim De Rada, si dhe ulja e taksave për biznesin e vogël të artizanatit apo dhenia e lejeve të shfrytëzimit për disa pallate që kanë rezultuar me shkelje të projektit.