Ndërsa reshjet intensive të shiut dhe borës vijojnë në të gjithë territorin e vendit, bilanci i pasojave po rëndohet gradualisht. Shqipëria ka shënuar tashmë viktimën e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar në Durrës,punonjës i komunales, është gjetur i mbytur pranë një kanali kullues. Ndërkohë që disa zona raportohen të përmbytura, banesa të dëmtuara dhe familje të detyruara të evakuohen për shkak të rrezikut. Situata më problematike paraqitet në zonat pranë lumenjve, në Durrës, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër e Korçë, ku uji ka hyrë në banesa dhe toka bujqësore, ndërsa qarkullimi rrugor është vështirësuar nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe reshjet e dëborës në zonat malore.