Teksa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”. Me fillimin e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, turma e protestuesve kanë tentuar të hyjnë në Kuvend siç edhe shihet nga pamjet. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën për votimin e qeverisë së re në të cilën pritet të votohet qeveria e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.